Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Tronditen tifozët e Manchester City, publikohet VIDEO që “zyrtarizon” largimin e Pep Guardiolës

Shkruar nga NEWSPORT
Tronditen tifozët e Manchester City, publikohet VIDEO që
Pep Guardiola

Pep Guardiola me shumë mundësi do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni. Jo vetëm për faktin që po “aludohet”, por tashmë në rrjet po qarkullon një video.

Një pamje kapur “fshehurazi” nga stadiumi “Etihad”, shihet trajneri spanjoll në ceremoni, duke xhiruar një video. Në rrjet kanë filluar të aludojnë se është video e lamtumirës së 55-vjeçarit.

Kjo ka tronditur jo pak tifozët e “Qytetarëve”, të cilët shpresonin që të paktën Guardiola do të qëndronte deri në fund të kontratës, pra deri në verën e vitit 2027. Por kjo video, u ka “prerë krahët”.

Kujtojmë se në rast largimi të Pep Guardiolës, City sheh si idealin trajnerin italian, Enzo Maresca.

Poll

Lexo gjithashtu