
Harry Kane - Benjamin Sesko
Te Manchester United nuk kanë marrë lajme të mira sa i takon Benjamin Sesko. Ky i fundit prej muajsh tashmë është objektivi kryesorë i “djajve”, por do të mbeten me “gisht në gojë”.
Kjo pasi sipas mediave britanike, sulmuesi është vetëm 1 hap larg kalimit te Newcastle. Leipzig ka pranuar ofertëne tyre, e cila kap shifrën e 80 milionë euro, plus 10 të tjera në formë bonusesh, duke bërë që totali të shkojë në 90 milionë euro.
Kujtojmë se Sesko sezonin që përfundoi ka shënuar 13 gola, duke qenë mjaft i rëndësishëm te gjermanët. Zyrtarizimi i tij në Premier League pritet të ndodhë në ditët e ardhshme.
Poll