Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Situata e Salah merr kthesën e papritur, trajneri Slot ndryshon mendje

Shkruar nga NEWSPORT
Situata e Salah merr kthesën e papritur, trajneri Slot ndryshon mendje
Mohamed Salah dhe Arne Slot

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah në më pak se 1 javë ka bërë 'lëmsh' rrrjetin me deklaratat e tij të bujshme kundër trajneri të tij, Arne Slot. Në fakt as ky i fundit nuk e ka kursyer pasi ka dhënë kundërpërgjigje ndaj lojtarit.

Ndërsa sot ishte njoftuar që Salah dhe Slot do të kishin një bisedë të fundit, në lidhje me të gjitha akuzat dhe të ardhmen e sulmuesit në Liverpool. Rikujtojmë se ai nuk ka luajtur titullar gjatë 4 ndeshjve të fundit.

Megjithatë 'dritë' në fund të tunelit për sulmuesin Salah. Sipas medias “SkySport” në pëfundim të diskutimeve të sotme trajneri i të “kuqve”, ka vendosur që 33-vjeçari do të luajë titullar nesër në ndeshjen kundër Brighton, e cila është e vlefshme për javën e 16-të të Premier League.

 

Poll

Lexo gjithashtu