Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Futbolli anglez në zi, sëmundja e rëndë i merr jetën ish-trajnerit të Manchester

Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli anglez në zi, sëmundja e rëndë i merr jetën
Kevin Keegan & Sir Alex Ferguson

Futbolli anglez është në zi pas ndarjes nga jeta të Kevin Keegan. Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Anglisë u shua në moshën 75-vjeçare, pas një beteje me kancerin në stadin e katërt, diagnozë që familja e kishte bërë publike në muajin janar.

Lajmi u konfirmua nga familjarët e tij, të cilët bënë të ditur se Keegan ndërroi jetë i rrethuar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij. Në deklaratë, familja e përshkroi atë si një bashkëshort, baba dhe gjysh të dashur, ndërsa falënderoi ekipin mjekësor që u kujdes për të gjatë sëmundjes.

Kevin Keegan konsiderohet një nga figurat më të mëdha të futbollit anglez. Ai fitoi dy herë radhazi “Topin e Artë”, në vitet 1978 dhe 1979, ndërsa më vonë drejtoi edhe kombëtaren e Anglisë si trajner, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në futboll.

Përsa i përket karrierës si trajner, Kevin Keegan e ka nisur te Newcastle. Më vonë ka drejtuar ekipe si Fulham, Anglia dhe Manchester City, ndërsa ka qenë drejtor tek klubi i Fulham.

Poll

Lexo gjithashtu