
Tino Livramento dhe Armando Broja
Tino Livramento me shumë mundësi do të mbyllë aventurën e tij te Newcastle gjatë merkatos verore që po vjen. Mbrojtësi i krahut të djathtë po përgatitet për një transferim të bujshëm.
Është Manchester City, ekipi i cili ka shfaqur interes serioz për shërbimet e 22-vjeçarit. Ky i fundit vlen rreth 40 milionë euro, të cilat “qytetarët” janë të gatshëm t’i paguajnë.
Kujtojmë se Livramento është një lojtar i formuar te akademia e Chelsea. Gjithashtu, anglezi ka luajtur edhe për Southampton, në të njëjtën kohë që aty është aktivizuar edhe Armando Broja.
Poll