Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Granit Xhaka “karikohet” para derbit, mesazh i qartë për tifozët: T’u japim diçka të madhe!

Shkruar nga NEWSPORT
Granit Xhaka “karikohet” para derbit, mesazh i qartë për
Granit Xhaka

Kjo e dielë e javë së 16-të të Premier League, sjell dhe derbin mes Sunderland dhe Newcastle. Një sfidë kjo e cila do të luhet në në stadiumin “Stadium of Light”, në orën 15:00.

Për këtë ndeshje ka folur edhe kapiteni shqiptar i Sunderland, Granit Xhaka. Sipas tij derbi që e pret është një ndër sfidat më të mëdha, dhe me rivalitetin më të lartë në të gjithë karrierën e tij. Pavarësisht faktit se ai ka luajtur edhe përballë skuadrave të tjera “BIG” siç janë Arsenal dhe Bayer Leverkusen.

“Kam pasur shumë rivalë gjithashtu në karrierën time, por mendoj se ky do të jetë më i madhi. Le të përpiqemi t'u japim tifozëve dhe klubit diçka të madhe. Ne kemi një objektiv dhe është të fitojmë ndeshjen", është shprehur 33-vjeçari.

Rikujtojmë se Xhaka iu bashkua Sunderland nga Bayer Leverkusen në korrik për një tarifë fillestare prej 13 milionë funtesh, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare dhe më vonë duke u emëruar kapiten i klubit nga trajneri francez, Regis Le Bris.  

 

Poll

Lexo gjithashtu