Luka Vuskovic është futbollisti më i ri i Brighton. Mbrojtësi 19-vjeçar vendosi që të largohej nga Tottenham, për të nisur një aventurë të re me rivalët e Premier League.
Me klubin e ri, kroati ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031, por me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër vit. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Brighton ka shpenzuar 54 milionë euro.
Në sezonin që lamë pas, Vuskovic shkëlqeu me Hamburg në Bundesligën gjermane. Përveç detyrave perfekte në mbrojtje, me ekipin gjerman, 19-vjeçari numëron 6 gola dhe 1 asist.
Karrierën e tij, Vuskovic e ka nisur në vendlindje me Hajduk Split. Ndërsa më vonë është aktivizuar edhe për skuadra si Radomiak në Poloni apo KVC Westerlo në Belgjikë.
View this post on Instagram
