Christos Tzolis është kthyer në një nga më të kërkuarit këtë merkato verore. Sulmuesi grek, i cili aktivizohet me Club Brugge në Belgjikë, ka oferta nga Roma, Galatasaray, Juventus, Manchester United, Aston Villa dhe Arsenal.
Mirëpo, 24-vjeçari kërkon me ngulm transferimin tek këta të fundit. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Arsenal e sheh si të duhurin për të zëvendësuar Leandro Trossard, i cili u transferua për 20 milionë euro të Besiktas.
Ndërkohë që vetë sulmuesi grek nuk pranon asnjë ofertë tjetër dhe do vetëm Arsenalin. Kushtet personale nuk janë problem, ndërsa tani po zhvillohen bisedimet mes klubeve për shumën e transferimit.
Vlera e Tzolis është 40 milionë euro, ndërsa ka kontratë me Club Brugge deri në verën e vitit 2029. Në sezonin që lamë pas ishte spektakolar, duke shënuar 22 gola e asistuar në 29 të tjerë.
View this post on Instagram
