Sunderland u mposht nga Nottingham në fundjavën që lamë pas, me shifrat 0-5. Pavarësisht humbjes, një nga më të mirët për vendasit ishte mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.
Ky i fundit zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë lider absolut tek të tijët, edhe pse rezultati ishte tepër zhgënjyes. Pikërisht për paraqitjen e bërë, 33-vjeçari është shpërblyer.
Xhaka është bërë pjesë e “Formacionit të Javës” së Premier League, në 11-shen e “stisur” nga SofaScore. Ai ndodhet në formacion bashkë me Casemiron dhe Harry Maguire, teksa nota e shqiptarit është 8.
Kujtojmë që këtë sezon, mesfushori difensiv ka bërë mjaft mirë me Sunderland. Ai ka shënuar 1 gol, teksa ka asistuar në 5 të tjerë, duke qenë pikë kyçe e ekipit anglez.
