Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma ka ndarë emocionet e tij të para, sa i takon stërvitjes nën “duart” e Pep Guardiolës. Ish-futbollisti i Milanit dhe PSG-s në një deklaratë të dhënë për “Sky Sport” shpjegoi se si ndihet tani që është pjesë e Manchester City, kujtojmë këtu se ai nënshkroi kontratën në 1 shtator të këtij viti.
Ndër të tjera duke theksuar edhe vlerësimin dhe mirënjohjen e madhe që ka ndaj trajnerit Guardiola. Ai u shpreh se të jetë pjesë e “qytetarëve” është një ëndërr të cilën dëshiron që t’a jetojë sa më gjatë të jetë e mundur.
“Kam respekt të madh për Pep Guardiolën. Ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe ai më ndihmon shumë me vendimet e mia. Është ëndrra e të gjithëve të stërviten prej tij. Jam me fat që jam këtu me të dhe shpresoj të kaloj shumë vite këtu me të dhe të shkruaj historinë e këtij klubi. Është vërtetë e veçantë”, u shpreh Gianluigi Donnarumma.
Sa i takon paraqitjes së tij në këtë sezon në Premier League, në 13 paraqitjet e bëra për Manchester City e ka mbjatur portën e paprekur 6 herë. Ndërsa kontrata e tij me klubin anglez skadon në qershor të 2030-ës.
