Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Besoj se si stërvitesh luan”, Granit Xhaka pas golit të parë me Sunderland: Dua të ndihmoj ekipin me përvojën time

Shkruar nga NEWSPORT
“Besoj se si stërvitesh luan”, Granit Xhaka pas golit të
Granit Xhaka

Granit Xhaka është i jashtëzakonshëm me Sunderland në Premier League. Mesfushori shënoi golin e parë në Premier League pas rikthimit kundër Everton.

Dueli përfundoi 1-1, ndërsa kapiteni shqiptar u zgjodh edhe “Lojtari  i Ndeshjes”. Pas kësaj sfide, Xhaka ka theksuar se ashtu siç stërvitesh ashtu do të luash.

 “E nisëm ndeshjen sikur të kishim mbaruar stërvitjen dje. Nuk mjaftoi! Besoj se si stërvitesh luan. Jam i lumtur që jam rikthyer në Premier League dhe shpresoj se mund t’i ndihmoj djemtë me përvojën time ditë pas dite”, ka theksuar shqiptari.

Poll

Lexo gjithashtu