Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Asnjë ekip tjetër në Angli”, agjenti i Jurgen Klopp ZBULON ofertat e bujshme

Shkruar nga NEWSPORT
“Asnjë ekip tjetër në Angli”, agjenti i Jurgen Klopp
Jurgen Klopp

Agjenti i Jurgen Klopp, Mark Kosicke, ka zbuluar se trajneri gjerman mori disa oferta të mëdha në vitin 2024 pas largimit nga Liverpool. “Para se të nënshkruante për Red Bull, ai mund të drejtonte SHBA ose Anglinë”, u shpreh Kosicke.

Sipas tij, edhe Gjermania do të ishte opsion nëse Julian Nagelsmann nuk do të ishte në detyrë, ndërsa interesim pati edhe nga Chelsea dhe Manchester United. “Jurgen e kishte bërë të qartë se nuk do të drejtonte një tjetër klub në Angli”, theksoi ai.

Kosicke shtoi se ofertat “vazhdojnë të vijnë”, por aktualisht tekniku është i përqendruar te roli i tij te Red Bull. Ai e përmbylli duke theksuar se Klopp mbetet “një nga të paktët” trajnerë që ka drejtuar tre klube dhe nuk është shkarkuar kurrë.

Poll

Lexo gjithashtu