
Fode Ballo-Toure
Fode Ballo-Toure është një nga lojtarët të destinuar për t’u larguar nga Milan. Mbrojtësi francez nuk është në planet e “Djallit” pothuajse prej dy vitesh, por ende nuk ka gjetur një destinacion të ri.
27-vjeçari ishte në bisedime me klubin francez të Saint-Etienne, por këta të fundit kanë hequr dorë në momentin e fundit. Saint-Etienne i ka vendosur “vizën” Ballo-Toure, duke vendosur që të firmosë me Pierre Cornud nga Maccabi Haifa.
Në këto kushte, Milani është ende në kërkim për një ekip që dëshiron francezin. Pasi “krushqit” e parë u kthyen mbrapsht, Ballo-Torue vazhdon që të jetë i “ngelur në derë” te klubi italian.
Poll