Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Shqiptarët “pushtojnë” Europa League, Etrit Berisha dhe 6 arbitrat e Superiores prezentë në ndeshjen evropiane

Shkruar nga NEWSPORT
Shqiptarët “pushtojnë” Europa League, Etrit Berisha dhe 6
Etrit Berisha

Anderlecht dhe Hacken do të përballen të enjten e 24 korrikut për të luajtur sfidën e parë të fazës së dytë kualifikuese të UEFA Europa League. Ndeshja që do të zhvillohet në Belgjikë, nis në orën 20:00.

Tashmë, UEFA ka caktuar edhe arbitrat që do të gjykojnë këtë sfidë, të cilët do të jenë 6 shqiptarë.

Kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Eldorjan Hamiti. Ndërkohë që asistentë të tij, janë emëruar Ilir Tartari dhe Ani Koçiaj. Ndërkohë që rolin e arbitrit të katërt do ta bëjë Erjon Bastari.

Nga dhoma e VAR-it në nidhmë të Hamiti do të vijë arbitri tjetër shqiptar, Kreshnik Barjamaj. Ndërkohë që asistent i këtij të fundit do të jetë Olsion Yzeiraj.

Vlen të përmendet se në fushë do të jetë portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili aktivizohet me suedezët e Hacken.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga