
Shkëndija e Tetovës do të zbres nesër në fushë kundër Ludogorets, takimi i cili do të mbahet në Shkup të Maqedonis së Veriut. Në prag të këtij ballafaqimi ka folur edhe trajneri i tetovarëve, Jeton Beqiri, i cila ka analizuar në disa “trajektore” të ndryshme rivalin: “Normalisht që ndeshjet janë afër njëra-tjetrës dhe hapësirat për tu përgatitur nuk janë ato më idealet, kjo për shkak fillimit të kampionatit.
Ne jemi të detyruar të marrim çdo ndeshje me seriozitetin maksimal, si në Kupat e Europës, ashtu edhe në kampionat. Kemi një kundërshtar serioz dhe me shumë eksperiencë. Rivalët në Europë janë të një niveli të lartë. Jam i sigurtë që do bëjmë paraqitje të mirë. Përveç ndeshjes ndaj Qarabag në Baku, në takimet e tjera kemi bërë prezencë pozitive.
Presioni është më i vogël te futbollistët, pasi e kemi siguruar Conference League. Jemi të detyruar të bëjmë gjithçka dhe të marrim maksimumin. Lodhja ndihet, por është normale. Detyrimi jonë është të paraqitemi në më të mirën. Luajmë kundër një rivali favoritë në letër, por do japim gjithçka për të marrë rezultatin pozitiv.
Si ata, edhe ne, kemi njohje për rivalin. Nuk duhet të harrojmë se ndeshjen ndikohen edhe nga episodet. Jemi të prirur ta shijojmë këtë eksperiencë. Sigurisht që është e nevojshme përmirësimi. Këtë ecuri duhet ta marrim si trampolinë për vitet në vazhdim, ku të kemi më shumë përvojë”.