
Drita - Steaua Bucuresti
Drita është eliminuar nga kualifikueset e Europa League pasi u mposht edhe mbrëmjen e sotme nga Steaua Bucuresti me shifrat 3-1. Ndërsa rezultati përfundimtar i kësaj përballjeje ishte 6-3.
Rumunët e nisën mirë takimin duke shënuar që në minutën e parë me Cisottin. Ndërsa në minutën e 18-të, Steaua dyfishoi shifrat ndaj Dritës duke shënuar golin tjetër falë Miculescu.
Në pjesën e dytë kampionët e Kosovës shënuan falë Tushës, por rumunët nuk u ndalën duke shënuar golin e tretë dhe duke eliminuar Dritën. Kampionët e Kosovës do të vazhdojnë aventurën europiane në Play Off-in e Conference League përballë Differdange.
Poll