Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Mposhtin United në finale, Postecoglou pas triumfit në Europa League: Krenar për “djemtë” e mi, ky trofe është për… tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhtin United në finale, Postecoglou pas triumfit në Europa League:
Ange Postecoglou

Tottenham ia doli që të fitojë një nga trofetë më të rëndësishëm të këtij sezoni. “Spursat” triumfuan në Europa League, teksa mposhtën në finale Manchester United me shifrat 1-0.

Ange Postecoglou u shfaq shumë i lumtur për këtij triumfi. Mjaft krenar është me ekipin e tij, ndërsa kjo fitore shkon për të gjithë tifozët që besuan te skuadra, si një shenjë falenderimi për mbështetjen e tyre.

“Është e vështirë t’i përshkruaj me fjalë emocionet. Jam shumë krenar për lojtarët. Për të cituar kryeministrin tim të preferuar australian, ky është një grup për besimtarët e vërtetë. Është një grup i pabesueshëm lojtarësh që nuk u lëkundën kurrë dhe nuk e humbën kurrë besimin tek unë dhe ajo që po bëjmë.

E di që njerëzit mendojnë se kam një marrëdhënie të tensionuar me tifozët, por çdo tifoz që takova ishte shumë i sjellshëm. E kuptoj zhgënjimin e ligës këtë vit. Por i pashë ata sonte, ndikimin që ka tek ata.

Është një shpërblim për ta, dhe së fundmi për gruan time të bukur, djemtë e mi, familjen time dhe miqtë e mi. Ata janë frymëzimi im. Duke i parë në fushë, me buzëqeshje në fytyrat e tyre, nuk mund të isha më i lumtur”, ka përfunduar timonieri i “Spursave”.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga