
Shkendija - FCSB
Shkëndija e Tetovës mbrëmjen e djeshme bëri përmbysjen e madhe ndaj FCSB, duke ngritur “peshë” gjithë zemrat e shqiptarëve. Kuqezinjtë mposhtën me rezultat të përgjithshëm 3-1 skuadrën rumune.
Një triumf spektakolar që kualifikoi Shkëndijën në raundin e 3-të të Champions League. Ndërkohë nga ana tjetër fati nuk i buzëqesh aspak rumunëve.
Kjo pasi gjejnë një tjetër ekip shqiptar në raundin e 3-të të Europa League. Do të jetë Drita kundërshtari i tyre në këtë turn. Një tjetër ndeshje e rëndësishme, ku pa diksutim të gjithë shqiptarët do të jenë në mbështetje të ekipit nga Superliga e Kosovës për të tentuar edhe fazën e grupeve.
Poll