
Dinamo bëri historinë mbrëmjen e djeshme duke shkuar për herë të parë në Play Off të Conference League. Skuadra kryeqytetase eliminoi Hajduk Splitin me rezultatin e përgjithshëm 4-3.
Ndërsa në Play Off, “Blutë” do të kenë përballë në aktin e parë në transfertë Jagiellonian. Pak më parë UEFA ka bërë të ditur dhe arbitrat që do të gjykojnë përballjen e së enjtes.
Gjyqtari kryesor i takimit që do të vendosë drejtësi është Marian Barbu. Asistentët e tij do të jenë George Florin Neacsu dhe Imre Laszlo Bucsi, ndërsa arbitër i katërt Sebastian Colţescu. Në dhomën e VAR-it do të jenë Cătălin Popa dhe Iulian Dima.
Arbitri kryesor i takimit, Marian Barbu ka vendosur drejtësi edhe në përballjen e Ballkanit ndaj Viktoria Plzen, kur Ilir Daja drejtonte ekipin shqiptar.