
Dinamo do të luajë ditën e enjte një tjetër ndeshje delikate por shumë të rëndësishme në Conference League. “Blutë” do të udhëtojnë në Poloni për të sfiduar skuadrën e Jagiellonia.
Përballje që është parashikuar të zhvillohet ditën e enjte, më 21 gusht në stadiumin “Stadion Miejski w Białymstoku”, ora 20:15. Një duel ku padiksutim që Ilir Daja bashkë me “djemtë” e tij do të synojnë një tjetër rezultat pozitiv në “Play-Off”-in e Conference League.
E kur jemi 5 ditë para kësaj përballjeje, UEFA ka caktuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi në Poloni. Kështu kryesorë do të jetë Marian Barbu, i cili do të ndihmohet nga George Florin Neacsu dhe Imre Laszio Bucsi. Arbitër i 4-të do të jetë Sebastian Coltescu, ndërsa në VAR është caktuar Catalin Popa dhe në AVAR Lulian Dima.
