
Vllaznia do të luajë përballë Valur në raundin e parë të Conference League. Shkodranët do ta luajnë sfidën e parë në transfertën islandeze më 11 korrik, ndërsa të kthimit më datë 18.
Pikërisht për ndeshjen që do të në Loro Boriçi në orën 18:00, më datë 18 korrik, klubi i Vllaznisë ka nxjerrë biletat në shitje. Çmimet fillojnë nga 400 lekë të reja, duke vazhduar me 700, 2000 dhe 3000 lekë që është tribuna VIP.
Njoftimi i klubit të Vllaznisë:
Vllaznia - Valur
Duke filuar nga sot, biletat e kësaj ndeshje mund t'i gjeni:
Tek dyqani UNIVERSAL
(Ora 09:00 – 20:00)
Dhe
ONLINE: https://shop.vllaznia.al/biletat/
Gjithashtu, tek:
Biletaria e stadiumit “Loro Boriçi“
Në datat 15, 16, 17 dhe 18 Korrik 2024
(Ora 10:00 – 19:00)
Dhe
Market VLLAZNIA – Tek Stacioni i Trenit
Forca Vllaznia
Vllaznia, një jetë, dy ngjyra, një skuadër.
#vllazniavalur #kfvllaznia