
Egnatia do të presë në “Egnatia Arena” skuadrën e Olimpija Ljubljana për të bërë mes tyre llogaritë e ndeshjes së kthimit të raundit të 3-të në Conference League. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00, me sfidën e parë mes tyre që ka përfunduar 0-0.
Por kur jemi vetëm 1 ditë para kësaj sfide, siç ndodh zakonisht të flasin trajnerët, këtë herë nuk do të jetë kështu. Edlir Tetova dhe Erëin van de Looi nuk do të japin deklaratën e tyre për media.
Një vendim i prapritur dhe jo shumë i zakonshëm përpara kësaj sfide. Diçka të tillë e ka bërë të ditur klubi kampion i Superiores nëpëmjet një njoftimi, ndërsa nuk dihen arsyet e këtij vendimi.
“Mirëdita!
NJOFTIM PËR MEDIAT
Të nderuar kolegë,
Ju informojmë se, në prag të takimit KF Egnatia – Olimpija të UEFA Conference League, i cili do të zhvillohet nesër në “Arena Egnatia”, nuk do të zhvillohet konferencë për shtyp nga asnjë prej dy trajnerëve, sepse nuk ka shorehur ibteres asnjë gazetar.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Forca Egnatia
Fitore”, ka njoftuar klubi rrogozhinas.