Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Me pak fat u devijua topi dhe shënova”, Mala: Nuk kam qenë në gjendjen më të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Me pak fat u devijua topi dhe shënova”, Mala: Nuk kam
Esat Mala

Vllaznia arriti të triumfojë mbrëmjen e sotme me rezultatin 2-1 përballë Vikingurit. Autori i golit të dytë, Esat Mala doli në prononcim për mediat.

“Faktikisht kur po i afrohesha zonës, doja t’i pasoja Balajt por nuk arrita dhe provova gjuajten, me pak fat u devijua topi dhe shënova. Nga ajo ndeshja e parë ndaj letonezëve kam vazhduar stërvitjen.

Jam munduar ta marr veten sa më shumë pasi nuk kam qenë në gjendjen time më të mirë. Me pozicionin aktual ndihem mirë, e treguam sot, me karakter dhe me qetësinë e duhur. Po nis sezoni i katërt në Shkodër, jam përshtatur shumë mirë, qyteti dhe njerëzit në përditshmëri. Gjej rastin t’i falenderoj”, u shpreh Mala.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga