Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ “Dramë” në kryeqytet! Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Dramë” në kryeqytet! Penallti e humbur dhe gol
Partizani - Kalju

Partizani 0 – 1 Kalju (Ivanov 104’)

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë të këtij takimi “shuajti” ëndrrën e kryeqytetasve për në Europë.

Shansi më i mirë i takimit ishte penalltia e akorduar për Partizanin në minutën e 80-të të takimit. Por Xhuliano Skuka i cili e fitoi 11-metërshin, gaboi duke ia pritur goditjen portieri i estonezëve.

Ndërsa tre ekipet e tjera shqiptare, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo do të vazhdojnë të luajnë në turin e dytë të Conference League. 

104’ Partizani e pëson, kalon në avantazh Kalju

91’ Nis koha shtesë në Tiranë

90’ Përfundon pa gola koha e rregullt, ekipet i drejtohen kohës shtesë

80’ Skuka humb shansin më të mirë të ndeshjes, sulmuesi i Partizanit gabon penalltinë

60’ Rast i artë për Skukën, por sulmuesi nuk e shfrytëzon si duhet

46’ Starton pjesa e dytë

45’ Përfundon pa gola pjesa e parë

34’ Garcia i shkon pranë golit, sulmuesit të Partizanit i mungon shënjestra

20’ Ende asnjë rast konkret në këtë fillim loje

1’ Starton përballja në Tiranë

FORMACIONET ZYRTARE:

VIDEO/ “Dramë” në kryeqytet! Penallti e humbur dhe gol
 

Stadiumi: “Air Albania”

Arbiër: Farrugia

Conference League: Turi i parë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga