Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Dramë për Dinamon në Kroaci, Hajduk Spliti fiton me përmbysje ndaj kryeqytetasve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dramë për Dinamon në Kroaci, Hajduk Spliti fiton me
Hajduk Split – Dinamo

Dinamo nuk ka arritur dot të marrë një rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme përballë Hajduk Splitit. Këta të fundit kanë mposhtur kryeqyetasit e Shqipërisë me rezultatin 2-1 me përmbysje.

Dinamovitët kaluan të parët në avantazh falë golit të mrekullueshëm të Dejvi Bregut. Të besuarit e Ilir Dajës e mbyllën në avantazh pjesën e parë ndaj Hajdukut me rezultatin 1-0.

Në fillimin e fragmentit të dytë, kroatët shënuan me Durdov. Por pas disa minutash, një gabim fatal i Bruno Ditës brenda zonës së Dinamos, Hajduk Spliti shënoi golin e përmbysjes.

Hajduk Split 2 – 1 Dinamo (Durdov 49’, Sanyang 63’ / Bregu 37’)

63’ Shënon sërish Hajduku, Sanyang kalon në avantazh kroatët

49’ Barazon Hajduk Spliti, shënon Durdov

46’ Starton pjesa e dytë 

45’ Mbyllet pjesa e parë në avantazh të Dinamos

37’ GOL DINAMO! Realizon Dejvi Bregu me një eurogol nga jashtë zone

17’ Tjetër rast i rrezikshëm i Dinamos, Nani provon nga jashtë zone, por portieri reagon

3’ Zabërgja kërcënues menjëherë, reagon mjaft mirë portieri i kroatëve

1’ Starton përballja në Kroaci

FORMACIONET ZYRTARE:

VIDEO/ Dramë për Dinamon në Kroaci, Hajduk Spliti fiton me
 

Stadiumi: Poljud

Arbitër: Sayat Karabaev

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga