Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Përmbysje e “çmendur” prej 6 golash, Vllaznia kalon në turin tjetër të kualifikuesve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përmbysje e “çmendur” prej 6 golash, Vllaznia
Esat Mala

Daugavpils 2 – 4 Vllaznia (Williams 33, Diallo 35' / Mensah 22’, Yago 46', Dodaj 74', Mala 87')

Vllaznia ka arritur të kualifikohet në turin e dytë të kualifikueseve të Conference League. Skuadra shkodrane ka eliminuar nga gara skuadrën e Daugavpils me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Ndeshja e sotme u fitua nga të besuarit e Edi Martinit me shifrat 4-2. Fillimisht shënuan me Mensah, por për dy minuta letonezët përmbysën gjithçka në pjesën e parë. Në fundin e këtij fragmenti, Vllaznia barazoi me Yagon.

Ndërsa në pjesën e dytë, Kevin Dodaj i dha avantazhin Vllaznisë duke shënuar golin e tretë. Talenti i shkodranëve u bë protagonist edhe në golin e katërt, duke asistuar Esat Malën.

87’ GOL VLLAZNIA! Esat Mala shënon të katërtin

74’ GOL VLLAZNIA! Kevin Dodaj përmbys shifrat ndaj Daugavpils

46’ Nis pjesa e dytë në Letoni

46’ GOL VLLAZNIA! Yago barazon për kuqeblutë

35’ Daugavpils shënon të dytin, Diallo përmbys shifrat

33’ Barazohet rezultati, shënon Daugavpils me Williams

22’ GOL VLLAZNIA! Mensah kalon në epërsi ekipin shkodran

16’ Mensah shumë pranë golit, sulmuesi i Vllaznisë gabon pak metra larg portës

10’ Bekim Balaj kërcënon letonezët me rastin e parë

9’ Ende asnjë rast konkret deri në këto minuta

1’ Starton përballja, Vllaznia kërkon përmbysjen

FORMACIONET ZYRTARE:

Daugavpils (4-3-3): Beks; Mihajcovs, Tchiblinda, Williams, Kudelkins; Diakite, Ivanovs, Minins; Lizunovs, Diallo, Cucurs. Trajner: Kurbatov

Vllaznia (4-3-3): Qarri; Yago, Bajrami, Kouro, Gurishta; Qato, Krymi, Kruja; Dodaj, Balaj, Mensah. Trajner: Martini

Stadiumi: Sporta Parks

Arbitër: Roucek

Conference League: Turi i parë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga