Drita
Drita dhe Legia e Varshavës do të përballen nesër në orën 20:00, për të vendosur se cila skuadër do të shkojë në grupet e Conference League. Ndeshja vendimtare merr jetë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mësohet se deri në mesditën e sotme janë shitur 7 mijë bileta për takimin që luhet nesër. Një shifër që tregon interesin e lartë për këtë takim në Kosovë.
All - Paragraf - 3
Stadiumi “Fadil Vokrri” ka një kapacitet prej rreth 14 mijë ulësesh. Kështu ekziston mundësia që të shkojë drejt mbushjes totale për këtë sfidë.
Kujtojmë se ndeshjen e parë në Poloni, Drita e ka humbur 2 me 0. Kjo është arsyeja përse mbështetja është shumë e rëndësishme për të tentuar mrekullinë.
Poll
