
Xhuliano Skuka
Partizani nuk ka mundur dot të shkojë në më shumë se në barazim mbrëmjen e sotme në Estoni. “Demat e Kuq” kanë barazuar ndaj Kaljus me rezultatin 1-1 në sfidën e parë kualifikuese.
Të parët që kaluan në avantazh sot në Estoni ishin vendasit në fillimin e pjesës së dytë. Falë një goli të realizuar nga Mannilaan në minutën e 47-të, Kalju kaloi në avantazh ndaj Partizanit.
Por nuk vonoi shumë dhe të kuqtë e kryeqytetit gjetën barazimit falë rrjetës së prekur nga Xhuliano Skuka. Takimi i parë u mbyll në barazim. Partizani do të presë pas një jave sërish estonezët, por në “Arenën e Demave”.
Poll