Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Jam i kënaqur nga situata”, Shehi pas fitores së Ballkanit: Të përgatitemi për ndeshjen e kthimit

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam i kënaqur nga situata”, Shehi pas fitores së
Orges Shehi

Ballkani është një hap larg Play Off-it të Conference League. Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi mbrëmjen e djeshme arriti të mposhtë Shamrock Rovers me rezultatin minimal 1-0.

Tashmë Ballkani duhet të administrojë rezultatin në ndeshjen e kthimit të enjten e javës së ardhshme. Orges Shehi ka folur pas ndeshjes së mirë që lojtarët e tij bënë mbrëmë.

“Jam i kënaqur nga situata nga ajo çka prodhuam në fushë. Futbolli është kështu. Jam i kënaqur me rezultatin dhe duhet të përgatitemi për ndeshjen tjetër. Kam thënë edhe në konferencë se do të jetë vetëm ndeshja e parë. Na mbetet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kthyese pas një jave në Dublin!”, u shpreh Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga