Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Drita dhe Shkëndija synojnë përmbysjen për historinë, njihuni me SFIDAT e mbrëmjes së sotme në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
Drita dhe Shkëndija synojnë përmbysjen për historinë,
Drita - Shkëndija gjate perballjes mes tyre ne Conference League ne fazen e grupeve

Conference League ashtu si Europa League do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjet e kthimit të “Play-Off”. Në fushë do të zbresin 16 ekipe, të cilat mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores dhe kualifikimit për në fazën tjetër.

Kështu 8 sfida do të marrin vëmendjen, teksa dot ë luhen të ndara në 2 orare të ndryshme. Në orën 18:45 do të sfidohen mes tyre Celje – Drita, me duelin e parë që ka përfunduar 3-2, me ekipin shqiptar që do të tentojë fitoren dhe përmbysjen për të shkruar historinë në Conference League.

Përmbysjen do të kërkojë edhe Shkëndija e Tetovës ndaj Samsunspor, pasi janë mposhtur në ndeshjen e parë në shtëpi me shifrat 1-0. Të dyja ekipet shqiptare do të bëjnë të pamundurën për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër. Gjithashtu në të njëjtën orë do të sfidohen edhe Fiorentina – Jagiellonia (3-0) dhe Rijeka – Omonia (1-0).

Në orën 21:00 janë rezervuar 4 përballjet e tjera. Az Alkmaar – Noah (0-1), Crystal Palace – Zrinjski (1-1), Lausanne - Sigma Olomouc (1-1) dhe Lech Poznan – KuPS (2-0).

Drita dhe Shkëndija synojnë përmbysjen për historinë,
 

* Në kllapa janë rezultatet e sfidave të para të "Play-Off"

 

Poll

Lexo gjithashtu