
Diferencat e tregut të lojtarëve mes Hajduk Split dhe Dinamos janë të frikshme, konkretisht 40.98 milionë, kundrejt 7.05 milionë euro. Në këtë spektër, dinamovitët janë të nënshtruar. Por ka një arsyeje shumë të mirë se përse të besuarit e Ilir Dajës duhet të shpresojnë.
Është trajneri Gonzalo Garcia. Spanjolli ka dy ndeshje që ka marrë “timonin” e Hajduk dhe ende nuk i ka “shkrirë” idet e tij taktike mbi ekipin.
Nëse i referohemi raundit të dytë të Conference League, ekipi nga Split eliminoi mes vështirësish kazakët e Zira FC, ku u nevojitën 120 minuta lojë në duelin e kthimit. Pikërisht ky komponentë mund të rris besim te Dinamo dhe ti bëjë “dëme” rivalit, në një kohë kur Hajduk është në periudhë tranzicioni.