
Fiorentina - Club Brugge
Janë mbyllur dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Conference League. Në këto dy ndeshje u shënuan plot 11 gola.
Aston Villa u befasua në shtëpi, duke u mposhtur nga Olympiacos me rezultatin 2-4. Protagonist absolut i kësaj sfide ishte Ayoub El Kaabi, i cili shënoi plot 3 gola për grekët. Me këtë fitore me ‘poker’ golash, Olympiacos është shumë pranë finales së madhe.
Në ndeshjen tjetër, Fiorentina gjithashtu mori një fitore të rëndësishme për objektivin finale. Italianët mposhtën në shtëpi ekipin e Club Brugge me rezultatin 3-2, por me një rezultat të ngushtë, gjithçka pritet të vendoset në ndeshjen e kthimit.
Poll