Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

CONFERENCE LEAGUE/ Do të sfidojnë Daugavpils në raundin e parë, UEFA cakton arbitrat që do të gjykojnë 2 ndeshjet e Vllaznisë (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
CONFERENCE LEAGUE/ Do të sfidojnë Daugavpils në raundin e
Vllaznia - Daugavipls

Vllaznia do të përballet me Daugavpils në kuadër të raundit të parë të Conference League. Takimi i parë mes tyre do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 20:00 më 10 korrik.  Një sfidë shumë e rëndësishme, ku kuqeblutë e Edi Martinit do të tentojnë fitoren për ta nisur me këmbën e mbarë këtë aventurë.

Për këtë përballje janë mësuar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësi. UEFA i ka besuar këtë sfidë një Armeni. Kryesorë do të jetë Artem Gasparyan, ku ndihmës të tij do të jenë Atom Sevgulan dhe Khachatur Hovhannisyan, teksa gjyqtar i 4-të do të jetë Yura Mahtesyan.

Nga ana tjetër, pas 1 jave, saktësisht më 17 korrik, shkodranët do të luajnë në transfertë duelin  e kthimit. Edhe për këtë duel UEFA ka bërë të ditur gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në Riga.

Karel Roucek do të jetë kryesorë, me çekun që do të ndihmohet nga Lukas Mathac dhe Jiri Kriz, ndërsa arbitër i 4-të do të jetë Jan Vsetecka.

CONFERENCE LEAGUE/ Do të sfidojnë Daugavpils në raundin e
Arbitrat e ndeshjes se kthimit te Vllaznise
CONFERENCE LEAGUE/ Do të sfidojnë Daugavpils në raundin e
Arbitrat e ndeshjes se pare te Vllaznise

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga