Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

ZYRTARE/ Pak orë para hedhjes së shortit, UEFA bën ndryshimin e PAPRITUR për finalen e Champions

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Pak orë para hedhjes së shortit, UEFA bën ndryshimin e
Champions League

Pak orë para se të hidhet shorti për ndeshjet e Champions League, UEFA ka bërë një tjetër njofti shumë të rëndësishëm. Gjë e cila ka të bëjë me finalen e këtij turneu që është parashikuar të zhvillohet në Budapest.

Finalja nuk do të startojë në orën 21:00 siç jemi mësuar zakonisht, por këtë sezon është vendosur të luhet në orën 18:00. Kjo është bërë për arsye që tifozët që udhëtojnë për të parë sfidën të mund të përdorin transportin publik, ndërsa atyre që do të triumfojnë të vazhdojnë festimet më gjatë.

“Vendimi është marrë për ta përmirësuar përvojën e përgjithshme të ditës së ndeshjes për tifozët, si dhe për ekipet dhe qytetet pritëse, duke e optimizuar logjistikën dhe operacionet. Qëllimi është që dita e ndeshjes të jetë një përvojë për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë, duke e krijuar një atmosferë të arritshme për familjet dhe fëmijët. Për tifozët mysafirë, kjo do të thotë akses më i mirë në transportin publik, veçanërisht pas ndeshjes dhe një kthim më të sigurt dhe më të përballueshëm nga stadiumi. Për qytetet pritëse, kjo do ta rrisë ndikimin ekonomik duke u dhënë tifozëve mundësinë për t’i vazhduar festimet”, ka njoftuar UEFA.

Poll

Lexo gjithashtu