
Lamine Yamal
Ndeshja mes Interit dhe Barcelonës do përcaktojë edhe finalistin e parë të Champions League për edicionin 2024-2025, finale e cila do të mbahet në Mynih, konkretisht në “Allianz Arena”.
Barazimi i ndeshjes së parë ka rritur tensionin dhe emocionet në vigjilje të këtij dulei. Gjatë daljes së ekipit të Barcelonës në fushë, është bërë virale momenti kur Lamine Yamal fishkëllehet nga tifozët e Interit.
Ndërsa talenti spanjoll këtë situatë e ka marrë me të qetë, duke buzëqeshur. Duhet thënë se Yamal do të jetë rreziku potencial në portën e Sommer nga fillim deri në fund të ndeshjes. Repertori i talentit iberikas bën që çdo ekip ti frikësohet, përfshijë këtu edhe zikaltërit.
Poll