Alexander Sorloth
Atletico Madrid ka arritur të sigurojë “biletën” për fazën e 1/8-ave në Champions League, pas fitores 4 – 1 ndaj Club Brugge në Spanjë. Seria e golave u hap në minutën e 23-të, e ku protagonisti Sorloth “zhbllokoi” shifrat.
Por në minutën e 36-të, ekipi belg vendosi baraspeshën me Ordonez. Në nisjen e fraksionit të dytë, Club Brugge ishte shumë pranë përmbysje, ama portieri Jan Oblak bëri “heroin” me pritjen vendimtare në limitet e vijës.
Pak çaste më vonë, Atletico kaloi sërish në epëris me Cardoso. Kaq mjaftoi që belgët të pësonin “tronditje” psikologjike. Deri në mbyllje të ndeshjes, “El Colchoneros” shënuan edhe 2 herë të tjera me Sorloth, ky i fundit autorë i trigolëshit.
Poll
