Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Vendime të papranueshme dhe turp”, Barcelona merr masa drastike në UEFA, “tërbohet” presidenti Laporta

Shkruar nga NEWSPORT
“Vendime të papranueshme dhe turp”, Barcelona merr masa
©SkySports Joan Laporta

Vendimet e arbitrit francez Clement Turpin në ndeshjen Atletico Madrid – Barcelona, kanë shkaktuar polemika të shumta, sikurse Istvan Kovacs para një jave.

Presidenti i klubit katalanas Joan Laporta nuk ka ndërmend ta lërë me kaq, ai shprehet se Barça është gati të dërgojë ankesë në UEFA dhe gjykimi i padrejtë ndaj kryesuesëve të La Ligës nuk është diçka  e re, por konsistente kohët e fundit, duke ndikuar në objektivat e tyre:

“Klubi i Barcelonës do të dorëzojë ankesë në UEFA, e cila përmend ‘vendime të papranueshme’. Urime Atletico-s për arritjen në gjysmëfinale, por vendimet e arbitrit dhe VAR kanë qenë përsëri një turp. Është e papranueshme ajo që na bënë.

E përsëris, vendimet e arbitrit dhe VAR patën ndikim të madh në këtë raund të Champions League, qartësisht. Në ndeshjen e parë, nuk morëm një penallti të pastër dhe pastaj kartoni i kuq, ku në fakt duhej karton i verdhë ndaj Cubarsit.

Mbrëmë, karton i kuq në dëm të Garcia ishte një tjetër gabim. Nuk kishte të bënte me lojtarin e fundit që të shkohej te kartoni i kuq. Gjithashtu, vendim i gabuar te goli i konsideruar jashtë lojë të Ferran Torres.

Po penalltia ndaj Dani Olmos?! Ne kemi paraqitur para një javë ankesë në UEFA dhe do e bëjmë sërish. Kushdo që thotë se Barcelona favorizohet nga arbitrat, e keni gabim, e pamë dje”.

Poll

Lexo gjithashtu