
Ditën e sotme rikthehen emocionet e Champions League. 9 duele mjaft të rëndësishme do të luhen në 2 orare të ndryshmne dhe janë të vlefshme për raundin e 7-të të këtij kompeticioni.
Në fushë do të zbresin edhe disa lojtarë shqiptarë. Kështu spektakli do të nisë me Atalantën e Berat Gjimshitit që në orën 18:45 do të sfidohet me Sturm Graz. Në po të njëjtën orë do të luhet edhr Monaco – Aston Villa.
Ndërkohë Leverkusen i Granit Xhakës do të luajë në transfertë ndaj Atletico Madrid, takim që starton ën orën 21:00. Paralelisht do të luajë edhe Barcelona ndaj Benficas, me katalanasit që kanë udhëtuar në tranfertë.
Gjithashtu vëmendjen do ta marri edhe Edon Zhegrova, i cili po në transfertë do të sfidojë Liverpool-in. Ndërkohë takime të tjera janë Bologna-Dortmund, Club brugge – Juventusi, Crvena Zvezda – PSV dhe Slovan Bratislava – Stuttgart.
