Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

PLAY-OFF/ Rikthehet spektakli i Champions League, gjithë sy e veshë nga Benfica – Real dhe derbi francez (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
PLAY-OFF/ Rikthehet spektakli i Champions League, gjithë sy e veshë
Champions League

Mbrëmjën e sotme rikthehen emocionet e Champions League. Tashmë ekipet zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e fazës “Play-Off” të këtij turneu.

Kështu në program janë 4 ndeshje shumë interesante, të cilat padiskutim marrin vëmendjen e tifozëve. 8 ekipe përplasin “brirët” mes tyre për fitoren, e cila do t’i afronte akoma më shumë me kualifikimin.

Gjithçka do të nisë me duelin Galatasaray – Juventus në orën 18:45, për të vazhduar më pas me 3 supersfida në orën 21:00.

Padiskutim që vëmendja kryesorë e tifozëve do të jetë te dueli Benfica – Real, për shkak edhe të përballjes së disa javëve më parë, ku skuadra portugeze i nxori jashtë 8-shes madrilenët. Ndërkohë vëmendjen e merr edhe derbi francez, ku dy ekipet do të luajnë vetëm për rezultat poziiv, për të vazhduar më pas me përballjen Dortmund – Atalanta, ku Berat Gjimshiti zbret në fushë.

PLAY-OFF/ Rikthehet spektakli i Champions League, gjithë sy e veshë
 

 

Poll

Lexo gjithashtu