
Interi mori një fitore spektakolare ndaj Barcelonës në “San Siro”. Zikaltërtit triumfuan 4-3 ndaj katalanasve në një ndeshje që u zhvilua për 120 minuta.
Simone Inzaghi ka folur pas kësaj sfide, ku tashmë ekipi i tij është finalisti i parë i Championbs League. Trajneri i italianeve thuri elozhe për të tijtë, ndërsa nënvizoi se Interi e meritoi finalen.
“Duhet ta përgëzojmë edhe Barcelonën, sepse ata janë vërtet një kundërshtar i forte. Kërkohej një Inter super, kështu që i lavdëroj djemtë e mi për dy performancat e tyre të jashtëzakonshme gjatë dy ndeshjeve. Ishte e vetmja mënyrë për të arritur në finale, jam shumë krenar që jam trajneri i tyre, pasi ata dhanë gjithçka dhe ata që erdhën nga stoli kishin qëndrimin e duhur gjithashtu.
Ata duhet të shijojnë çdo moment para këtyre tifozëve, jemi vërtet të lumtur. Ata ishin shembullorë. U thashë lojtarëve të besonin, se mund të përpiqeshim ta kufizonim Barcelonën, edhe pse nuk ishte e lehtë për ta bërë. Ne kishim Lautaro, Dumfries dhe Frattesi të cilët nuk ishin 100 për qind në formë, kështu që na u desh të përdornim zemrat tona për të kapërcyer çdo pengesë”, ka përfunduar