©DAZN Raphinha
Sulmuesi i Barcelonës Raphinha, nuk e ka “përtypur” dot eliminimin në Champions League kundër Atletico Madrid. Edhe pse katalanasit triumfuan në Madrid 2 – 1, humbja në “Camp Nou” 0 – 2, rezultoi përcaktuese.
“Për mua kjo ndeshje ishte një grabitje. Atletico kreu, nuk e di sa faulle… dhe gjyqtari nuk tregoi asnjë karton të verdhë. Ishte e vështirë, veçanërisht kur shohim se duhet të bëjmë trefishin e përpjekjeve për të fituar ndeshjen”, u shpreh Raphinha pas ndeshjes.
Kartoni i kuq ndaj Garcia dhe goditja e gabuar ndaj Fermin Lopez brenda zonës së rreptësisë, ende po bëjnë “zhurmë” në mediat evropiane e më gjerë nga arbitri Turpin.
Poll
