Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Ofendoi Vinicius, Gianluca Prestianni: Gjithçka është keqinterpretuar, kam marrë kërcënime nga lojtarët e Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Ofendoi Vinicius, Gianluca Prestianni: Gjithçka është
Vinicius - Prestiani - Valverde

Benfica – Real Madrid që përfundoi mbrëmjen e djeshme me shifrat 0-1 vazhdon të jetë në qendër të mediave dhe opinionit sportiv. Kjo për shkak të fyerjeve raciste ndaj Vinicius të bërë ndaj Gianluca Prestianni, gjë e cila solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për 10 minuta.

Në lidhje me akuzat ndaj tij për fyerje kundër Vinicius ka folur vetë argjentinasi. Ky i fundit ka shpjeguar situatën, ndërsa shprehet se gjithçka është keqinterpretuar dhe nuk ka fyer askënd.

“Dua të sqaroj se në asnjë moment nuk kam drejtuar fyerje raciste ndaj lojtarit Vinicius Junior, i cili për fat të keq e keqinterpretoi atë që beson se dëgjoi. Nuk kam qenë kurrë racist ndaj askujt dhe më vjen keq për kërcënimet që kam marrë nga lojtarët e Real Madridit”, përfundoi argjentinasi.

Poll

Lexo gjithashtu