Sulmuesi Lamine Yamal mori notën më të lartë në ndeshjen Atletico Madrid – Barcelona, 9.4 sipas “Flashscore”, por e pamjaftueshme për të avancuar në gjysmëfinalet e Champions League.
Edhe pse katalansit fituan në mes të Madridit, disfata e para një jave në “Camp Nou” 0 – 2, ishte vendimtare. Yamal nuk ka qendruar në “heshtje”. Ai përmes një postimi në “Instagram”, i ka dërguar mesazh tifozëve të Barcelonës:
“Dhamë gjithçka, por nuk mjaftoi. Kjo është vetëm një pjesë e udhëtimit: për të arritur majën, duhet të ngjitesh dhe e dimë që nuk do të jetë e lehtë, dhe as ata nuk do ta bëjnë të lehtë për ne. Por të dorëzohesh, nuk është një mundësi.
Kemi shumë arsye për të qenë të emocionuar dhe do t'i arrijmë ato me gjithçka që kemi. Çdo gabim është një mësim dhe mund të jeni të sigurt se do të mësojmë nga secili.
Ne jemi Barça dhe do të kthehemi aty ku i përkasim. Prindërit e mi më mësuan se fjala e një burri është garancia e tij… dhe ne do ta sjellim këtë në Barcelonë”.
View this post on Instagram
