Mohamed Salah
Mohamed Salah është përjashtuar nga lista e Liverpool për sfidën ndaj Interit në Champions League. Vendimi vjen pas deklaratave të tij se është “hedhur poshtë” nga trajneri Arne Slot dhe drejtuesit e klubit.
Klubi ka zgjedhur të mbështesë trajnerin, ndërsa situata ka krijuar tension të dukshëm brenda skuadrës. Largimi i mundshëm i Salah pritet të rishikohet në afatin e janarit.
Interesi nga klubet e Arabisë Saudite mbetet i lartë dhe një ofertë e fortë mund të përshpejtojë largimin. Ndërkohë, tifozët e Liverpool janë të ndarë në dy kahe mbi mënyrën si po menaxhohet rasti.
Poll
