Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ “VAR” shpëton Barcelonën nga humbja, Berat Gjimshiti më i mirë në fushë te Atalanta

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “VAR” shpëton Barcelonën nga humbja, Berat
Club Brugge - Barcelona

Kanë përfunduar ndeshjet e të mërkurës në Champions League. Befasia më e madhe erdhi nga Belgjika. Skuadra e Club Brugge ishte shumë pranë fitores ndaj Barcelonës, por “VAR” ia hoqi nga “duart” 3 pikët, e përfunduar 3 – 3.

Goli i Vermant u konsiderua i rregullt fillimisht në minutën e 90+1, por pas rishikimit në “VAR”, u konsiderua jo i saktë. “Magjia” e Lamine Yamal nuk vlejti për të marrë fitoren. Manchester City triumfoi bindshëm 4 – 1 kundër Dortmund.

Dopieta e Foden, rrjeta e Haaland dhe Cherki e bën të “pavlefshëm” konkretizimin e Anton. Interi fitoi pa “shkëlqim” kundrejt Kairat Almaty 2 – 1.

Mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshit zhvilloi ndeshje për t’u “varuar në kornizë”, i pakalueshëm në mbrojtje, ndërsa goli i Samardzic në fundin e ndeshjes i dha fitoren Atalantës kundër Marseille.

Galatasaray “shkatërroi” 3 – 0 Ajax, Leverkusen mposhti minimalisht Benficën, kurse Newcastle “likujdoi” Athletic Bilbao 2 – 0.       

Ajax – Galatasaray 0 – 3 (Osimhen 59', 65', 78')

Benfica – Bayer Leverkusen 0 – 1 (Schick 65')

Club Brugge - Barcelona 3 – 3 (Tresoldi 6', Forbs 17', 64'/F.Torres 8', Lamine Yamal 61', Tzolis 77' autogol) 

6' Tresoldi

8' F.Torres

17' Forbs

61' Lamine Yamal

64' Forbs

77' Tzolis (autogol)

90+1' goli i anuluar për Vermant

Inter – Kairat Almaty 2 – 1 (L.Martinez 45', Carlos Augusto 67'/Arad 55')

45' L.Martinez

55' Arad

67' Carlos Augusto

Manchester City – Borussia Dortmund 4 – 1 (Foden 22' 57', Haaland 29', Cherki 90+1'/Anton 72')

22' Foden

29' Haaland

57' Foden

72' Anton

90+1' Cherki

Marseille – Atalanta 0 – 1 (Samardzic 90')

Newcastle – Athletic Bilbao 2 – 0 (Burn 11', Joelinton 49')

  

Poll

Lexo gjithashtu