Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Humbje e “ëmbël” për Atletico Madrid, Barcelonën e “dënon” kartoni i kuq dhe… Araujo në Champions! PSG “pa frena” edhe në tokën angleze

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Humbje e “ëmbël” për Atletico Madrid,
©MaxSport Atletico Madrid - Barcelona

Janë përcaktuar dy ekipet e para gjysmëfinaliste të Champions League, Atletico Madrid dhe PSG. “El Colchoneros” e nisën ndeshjen “me këmbën e gabuar”, teksa për fajin e tyre, pësuan gol që në minutën e 4-të me autor Lamine Yamal.

Ferran Torres “pllakosi heshtjen” në stadiumin “Metropolitano Stadium”, konkretizimi në minutën e 24-të. Gjithsesi, madrilenët nuk e humbën “fillin”.

Ish-shoku i skuadrës së Berat Gjimshitit, Lookman ngushtoi shifrat (31-të) dhe rivendosi kualifikimin në “xhepin” e Atleticos. Me këto “ngjyra” u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, Barça shënoi me Ferran Torres (minuta e 55-të), por pas rishikimit në VAR, u konsiderua jashtë loje. Dalja me karton të kuq nga Garcia “shembi” shpresat  e Hansi Flick dhe tifozëve katalanas.

Mbrojtësi Araujo pati shansin e madh për të dërguar ndeshjen në shtesë, por gaboi çuditërisht në goditjen me kokë, duke e dërguar topin jashtë, pavarësisht se ishte i pambuluar.

Në gjysmëfinale, Atletico do përballet me fituesin e çiftit Arsenal – Sporting. Përsa i takon duelit Liverpool – PSG, nuk pati “histori” as në Angli. Parisi fitoi sërish 2 – 0, vendosën golat e Dembeles, rezultari i përgjithshëm 4 – 0.      

Atletico Madrid 1 – 2 Barcelona (Yamal 4', F.Torres 24') 

 ©X 4' Yamal

©X 24' F.Torres

©X 31' Lookman

©MaxSport 55' Goli pozicion jashtëloje nga F.Torres

©X Karton i kuq për Garcia

Liverpool 0 – 2 PSG (Dembele 72', 90+1') 

 ©CBSSports 72' Dembele

 ©VSportUltraHD 90+1' Dembele

Poll

Lexo gjithashtu