
Kanë përfunduar 7 ndeshjet e orës 21:00 në Champions League, aty ku janë regjistruar plotë 25 gola. Ashtu siç u parashikua, Liverpooli do të përjetonte një natë “ferri” në Stambolli kundër Galatasaray dhe kështu ndodhi. “Reds” u mposhtën me shifrat minimale, ku vendosi goli i Osimhen nga penalltia në minutën e 16’.
Bayern Munich dhe Atletico Madrid ishin “copy-paste”. Bavarezët e kthyen në “show” transfertën në Qipro ndaj Pafos. Dopeita e Harry Kane, golat e Guerreiro dhe Jackson mbyllën pjesë e parë më rezultatin 4 – 0 për gjermantë. Në këtë fraksion loje Orsic për Pafos shënojë gol të jashtëzakonshëm prej distance, duke “eklipsuar” edhe Manuel Neuer.
Në pjesë e dytë pati kohë edhe për rrejtën e Olise. Atletico pasi “shpartalloi” Realin në La Liga, mbajti të njëjtin temp edhe karshi Eintracht Frankfurt. Raspadori, Le Normand, Grizmann, Simeone dhe “panenka” e Alvarez “vulosën” fitoren me “manita” (5 – 1).
Interi u tregua i rezervuar ndaj Slavia Pargue, vetëm 3 – 0 me golat e Lautaro Martinez (dopietë) dhe Dumfries. Marseille “shkërrmoqi” Ajax 4 – 0. Chelsea mposhtin 1 – 0 Benficën e Jose Mourinhos, përmes autogolit. Takimi mes Bodo/Glimit – Tottenham u nda në “paqe”, 2 – 2.
Atletico Madrid – Frankfurt 5 – 1 (Raspadori 4’, Le Normand 33', Grizmann 45+1', Simeone 70', Alvarez 82'/Burkard 57')
4' Raspadori
33' Le Normand
45+1' Grizmann
57' Burkardt
70' G.Simeone
82' Alvarez
Bodo/Glimt – Tottenham 2 – 2 (Hauge 53', 66'/van de Ven 68', Gundersen 89' autogol)
53' Hauge
66' Hauge
68' van de Ven
89' Gundersen (autogol)
Chelsea – Benfica 1 – 0 (Rios 18' autogol)
18' Rios autogol
Galatasaray – Liverpool 1 – 0 (Osimhen 16')
16' Osimhen
Inter – Slavia Prague 3 – 0 (Martinez 30', 65', Dumfries 34')
30' Martinez
34' Dumfries
65' Martinez
Marseille – Ajax 4 – 0 (Paixao 6’, 12', Grenwood 26', Aubameyang 52')
6' Paixao
12' Paixao
26' Grenwood
52' Aubameyang
Pafos – Bayern Munich 1 – 5 (Orsic 45'/Kane 15', 34', Guerreiro 20', Jackson 31', Olise 69')
15' Kane
20' Guerreiro
31' Jackson
Kane 34'
45' Orsic
69' Olise