Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Jemi përgatitur”, Xabi Alonso: Juventusi ekip shumë i aftë, mund të të ç’ekuilibrojnë

Shkruar nga NEWSPORT
“Jemi përgatitur”, Xabi Alonso: Juventusi ekip shumë i
Xabi Alonso

Real Madrid mbrëmjen e sotme do të presë në shtëpi skuadrën e Juventusit dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e ndeshje së 3-të të Champions League. Një përballje që do të startojë në orën 21:00 dhe luhet në “Santiago Bernabeu”.

Para këtij takimi ka folur Xabi Alonso. Timonieri i madrilenëve ka analizuar sfidën me Juventusin, ndërsa shprehet se do të jetë një ndeshje e luftuar dhe se italianët janë një ekip që të bëjnë dëm.

“Ndeshja? Është një klasike europiane. Ne jemi përballur shumë herë me njëri-tjetrin dhe unë kam luajtur në disa prej tyre. Ndihemi shumë të përgatitur. Njerëzit shkojnë në Bernabeu të etur për të parë ndeshje të mëdha. Duhet t’u japim diçka që të mund të reagojnë.

Juventusi? Taktikisht, Juventusi është një ekip shumë i aftë. Ata ndryshojnë shumë pozicione, bëjnë shumë rrotullime. Nëse nuk je i pozicionuar mirë, ata janë të aftë të të çekuilibrojnë. Ne duhet të jemi të mirë në atë aspekt, me topin, të jemi të drejtpërdrejtë dhe ta çojmë lojën aty ku duam.

Paraqitja e Mbappe? Te Mbappe nuk janë vetëm golat. Ndikimi i tij është pothuajse po aq i rëndësishëm sa i përket shokëve të ekipit që e ndjekin me dhe pa top. Ai po na ndihmon. Ai ka shënuar gola kudo. Ndikimi, përtej shënimit të golit, është ajo që i duhet ekipit”, ka përfunduar Alonso.

Poll

Lexo gjithashtu