Ish-mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra është prononcuar në mediumin “Sport”, për ndeshjen Atletico Madrid – Barcelona, e cila do të mbahet nesër në fushën e “El Colchoneros”.
Evra kur ishte pjesë e “Djajëve” anglez, e përjetoi dy herë humbjen në finalen të Champions League, ndërsa ka dashur të “hakmerret”:
“Është koha që të gjithë tifozët e Barcelonës të zgjohen dhe të përballen me faktet. Shoh fotografi kudo me fjalët ‘remontada’ (përmbysje), por ne duhet të tregojmë përulësi dhe t’i rrëzojmë ata. Kjo nuk është Barça e vitit 2015. Kjo skuadër nuk ekziston më.
Në Champions, katalanasit kanë më shumë gjasa të marrin një tjetër karton të kuq sesa të fitojnë. Kjo është bërë një zakon për ta kohët e fundit. Kam besim të plotë te trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, dhe lojtarët e tij. Ata janë të përgatitur mirë”.
