Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Hansi Flick SHTANG me 11-shen, asnjë befasi nga Simeone te Atletico! Risi nga minuta e parë te Liverpool kundër PSG-së (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Hansi Flick SHTANG me 11-shen, asnjë befasi nga Simeone te Atletico! Risi
©Barca Blaugranes Diego Simeone dhe Hansi Flick

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjeve të kthimit në Champions League, faza çerekfinale. Trajneri Hansi Flick i ka çuditur të gjithë me sulmuesin kryesor, duke i besuar nga minuta e parë Dani Olmo, mbështetur prej Yamal-Fermin-Torres.

Simeone vjen me rreshtimin 4-4-2, teksa sulmi iu është besuar Alvarez dhe Grizmann. Barcelonës i nevojitet fitorja me 3 gola epërsi kundër Atleticos për të siguruar gjysmëfinalen në Champions.

Në takimin tjetër të mbrëmjes, Liverpool – PSG, Arne Slot ka zgjedhur nga minuta e parë Isak, ky i fundit kishte muaj që nuk luante si titullar për shkak të problemeve fizike.

Përkrahë sulmuesit suedez, është vendosur Hugo Ekitike. Trajneri i PSG-së Luis Enrique, nuk ka “mëshirë”, e përkthyer me “tridhëmbëshin” ofensiv Kvaratskhelia-Dembele-Doue. Sfida e parë në “Parc des Princes” përfundoi 2 – 0 për parisienët.   

Hansi Flick SHTANG me 11-shen, asnjë befasi nga Simeone te Atletico! Risi
© Flashscore
Hansi Flick SHTANG me 11-shen, asnjë befasi nga Simeone te Atletico! Risi
© Flashscore

 

Poll

Lexo gjithashtu